Dude Balja: Vetëm burgu i përjetshëm i ndal burrat e dhunshëm
Dude Balja, deputete e Kuvendit të Kosovës thotë se qeveria e Kosovës duhet të miratojë ndryshime në kodin penal që parashikojnë dënim të përjetshëm për ngjarje të rënda si ajo e një dite më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa komentoi tragjedinë e dyfishtë në Kosovë ku burri vrau gruan shtatzënë, Balja u shpreh se vetëm ky vendim radikal mund të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e këtyre njerëzve të predispozuar për të kryer veprime të dhunshme.
“Është një mesazh për secilin burrë që mendon ose planifikon të bëjë diçka të dhunshme, edhe pse mund të duket vendim radikal, ndoshta do t’i prekë dhunuesit. Duhet dënim i përjetshëm për çdo burrë të dhunshëm. Duhet ta bëjmë këtë patjetër për të dhënë një mesazh se ne jemi serioz”, tha deputetja.
35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur 31-vjeçari e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset