​Motra e shtatzënës së vrarë në Kosovë rrëfen si e mori vesh lajmin

1 Dhjetor 2022 | 07:15

Mirushe Lohaj, motra e 35-vjeçares shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së mërkurës, deklaroi në një rrëfim ekskluziv për KosovaPress për momentin kur mori vesh lajmin.

“Rastin e kam kuptuar në lajme, motra e dytë është e martuar në Sllovi dhe më ka thirrur. Më tha: “oj motër është një rast dhe veç motra jonë është”. Thashë: “jo jo, se desh u alivanosa dhe më tha ‘po’”. E kam thirrur menjëherë burrin dhe jemi nisur, jemi nisur me një veturë që kishte gjasa të na linte në rrugë”, u shpreh mes lotësh Mirushja.

Ajo insistoi se policia ka qenë në dijeni si dhe mjekët për rastin e saj me ish-bashkëshortin me të cilin kishte qenë e martuar për katër muaj.

“Policia ka qenë në dijeni për rastin, pasi që prej katër muajsh është ndarë prej tij. Motra s’na ka treguar neve asgjë, ama ne kemi ardhur dhe e kemi vizituar”, tha Mirushe Lohaj.

Ajo tregoi se për vizitë kanë qenë edhe vjehrra e viktimës, pra nëna e autorit të krimit bashkë me vajzën e saj dhe kishin tentuar të pajtonin çiftin e divorcuar.

“Kishte qenë vjehrra e vet dhe kunata e saj një ditë aty dhe ne s’kemi folur. Ajo ka dalë, ka bërë muhabet dhe i thoshte ‘kthehu për hatër të fëmijës’. I ka thënë ‘kush të mori në qafë’ dhe ia ka kthyer ‘djali yt më ka marrë në qafë’”, tregon Mirushja.

35-vjeçarja u vra në ditët e saj të fundit të shtatzënisë nga ish-bashkëshorti për motive deri më tani të panjohura.

Ngjarja ndodhi para Klinikës së Gjinekologjisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026