Petrit Vasili: Rilindja synon të rrëmbejë rregullat zgjedhore pasi ka frikë nga humbja
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ishte i ftuar në Ilva Now ku foli për fazën e fundit të reformës zgjedhore dhe qëndrimin e opozitës rreth amendamenteve të propozuara nga Partia Socialiste.
Vasili këmbënguli se opozita është parimore dhe e vendosur t’i shkojë deri në fund respektimit, siç tha ai, të marrëveshjeve të arritura më parë në Këshillin Poltiik, kjo me synimin për të përmbushur pritshmëritë e ndërkombëtarëve për arritjen e një reforme konsensuale dhe gjithpërfshirëse.
Përballë pyetjes se çfarë do të bëjë opozita pasi më 1 tetor shumica socialiste është zotuar t’i kalojë në mënyrë të njëanshme në parlament amendamentet e propozuara prej saj të Kodit Zgjedhor, Vasili u shpreh ashpër se kjo do të ishte e rëndë për fatet e integrimit të vendit.
“Më 1 tetor PS mbyll përfundimisht dyert e Evropës, merr përgjegjësinë më të rëndë të këtyre 30 viteve, sepse nuk ka ndodhur kurrë të kemi reformë jokonsensuale, Rilindja bie në konflikt ballazi me qytetarët pasi lufton të rrëmbejë rregullat e lojës dhe të bëjë rregulla për vete, ndërkohë që konsensualiteti janë aty të palëkundura,” – u shpreh Vasili duke shtuar se socialistët kanë frikë nga përballja në zgjedhje të rregullta.
Më tej Vasili refuzoi të komentojë qëndrimin e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj mbajtur në Këshillin e Integrimit se “reforma zgjedhore është plotësuar” dhe votimi në 1 tetor “do të jetë plotësimi i saj”.
Nënkryetari i LSI-së tha se Gjonaj është ministre nën akuzë për falsifikime të rënda dhe thënë këtë iu rikthye deklaratave të mëhershme të Bundestagut Gjerman për gjithpërfshirje në reformën zgjedhore.
“Ne u ulëm në Këshillin Politik për arsye, sepse zgjedhjet e 30 qershorit ishin faturë shumë e rëndë… janë 3 kushte reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi elektoral… 14 janari hodhi bazat për konsensusin dhe marrëveshjen, sepse aty thuhej që në mungesë marrëveshjeje palët i drejtoheshin OSBE/ODIHR-it, si arbitri,” – tha Vasili, i cili këmbënguli se Këshilli u ngrit për faktin se “parlamenti u bë ilegjitim pas daljes së opozitës”.
Në lidhje me çështjen aktuale të letrës drejtuar ODIHR-it për të kërkuar opinion mbi amendamentet e PS-së, Vasili drejtoi pyetje retorike se “çfarë u shqetëson” dhe “pse të mos i drejtohen”.
I pyetur nëse opozita do t’i drejtohet ODIHR-it edhe pa qëndrimin e Partisë Socialiste, Vasili tha se “po”, por theksoi se opozita do ta presë.
Lexoni gjithashtu;
“Faktori ndërkombëtar po mban shënim”, Bylykbashi e thotë hapur: Edi Rama humbet më 25 prill
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh