Kontroll i detajuar mbi llogaritë bankare, Vasilika Vjero tregon synimin e këtij ligji
Llogaritë bankare nuk do të jenë më sekret për organet tatimore dhe ato hetimore. Ministria e Financave ka hartuar draftin për ngritjen e një regjistri që do të gjurmojë individët dhe bizneset që kryejnë evazion apo përfitojnë para nga veprimtari kriminale.
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero komentoi draftin në fjalë. Ajo tha se kjo nismë do t’i vihet në dispozicion administratës tatimore për të mbledhur detyrimet e prapambetura, por jo vetëm. Zonja Vjero shtoi se synimi kryesor është përdorimi i të dhënave nga institucionet kryesore të vendit, të cilat do mbajnë nën vëzhgim veprimtaritë e personave të dyshimtë.
“ Në fakt, do të jetë një databaze e të gjithë informacioneve që sot disponojnë bankat, pa përfshirë shumat të cilat janë të depozituara. Ky regjistër i cili do të ngrihet nga AKSHI do të jetë në administrim nga administrata tatimore, e cila do të shfrytëzojë këto të dhëna për qëllime tatimore, për qëllimi të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura. Por, ky nuk është qëllimi kryesor i këtij regjistri, por synim kryesor është përdorimi nga institucionet e rëndësishme, pastrim i parave, SPAK, prokuroria, policia, SHISH, për të ndjekur ata individë apo subjekte, ku veprimtaritë e tyre janë të dyshuara”, tha ajo.
Ajo shtoi se kjo është një kërkesë nga vetë BE-ja, ndërkohë shtoi faktin se personat që do të kenë qasje në kontrollimin e të dhënave personale do të jenë të pajisur me certifikatë sigurie.
“Kjo është një kërkesë që vjen edhe nga Bashkimi Europian. Kjo është një praktikë, të cilën e përdorin shumë vende të rajonit. Ky është një regjistër, i cili nuk do të shkojë për të kontrolluar shumat, por do të jetë një regjistër, që në kohë reale do të përçojë informacionin tek strukturat. Ne jemi treguar të kujdesshëm në përdormini e të dhënave personale. Ligji është konform mbrojtjes së të dhënave personale. Punonjësit që do t’i kontrollojnë do të jenë të pajisur me certifikata të veçanta sigurie”, shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht