Serbia emëron një politikan pro-rus si shef të ri të spiunazhit

2 Dhjetor 2022 | 07:40

Qeveria e Serbisë emëroi të enjten një politikan pro-rus si shefin e ri të spiunazhit të vendit.

Aleksandër Vulin, i cili më parë shërbeu si ministër i Brendshëm i shtetit të Ballkanit dhe mbante portofolin e ministrisë së mbrojtjes para kësaj, do të bëhet drejtori i ri i BIA, agjencia e inteligjencës serbe, tha qeveria në një deklaratë.

Vulin konsiderohet si “njeriu i Moskës” brenda udhëheqjes serbe.

Si ministër i Brendshëm ai vizitoi Moskën në gusht, një vizitë e rrallë nga një zyrtar shtetëror evropian.

Ai më pas i tha ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, se “Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione dhe nuk ka qenë pjesë e histerisë anti-ruse”.

Vetë Vulin tha se Serbia duhet të heqë dorë nga synimi i anëtarësimit në BE dhe në vend të kësaj t’i drejtohet Moskës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026