Bojkoti i Superligës, Meta mesazh qeverisë: Dialogoni me Ligën Profesioniste të Futbollit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thotë se kriza e thellë kushtetuese dhe ajo institucionale po përshkallëzohet në sektorë të tjerë të shoqërisë.
Me një reagim në faqen zyrtare në “Facebook”, kreu i shtetit është ndaluar kësaj here tek futbolli shqiptar, i cili ka vendosur të bojkotojë fillimin e sezonit të ri, deri në plotësimin e katër pikave, tashmë të njohura për të gjithë.
Ai thotë se ky sektor ndodhet në situatë të vështirë dhe për këtë duhet menduar një zgjidhje.
“Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët. Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme”, shkruan Meta.
Gjithashtu, z. Meta i drejtohet drejtpërdrejt qeverisë shqiptare, të cilës i kërkon angazhim maksimal për të filluar dialogun me Ligën Profesioniste të Futbollit.
Sipas tij, kjo është rruga kryesore që duhet të ndiqet nga palët deri në gjetjen e konsensusit të munguar.
“I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, shton Meta.
Lexoni gjithashtu:
Paketa mbështetëse për sportin, propozohet ulja e TVSH në 6% për investimet në sport
Kampionati vijon bojkotin, klubet nuk tërhiqen nga katër kërkesat e tyre për qeverinë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta