Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, PD zbulon listën e Qarkut Kukës

24 Shtator 2020 | 08:06

Partia Demokratike do të nisë nesër me Qarkun e Kukësit votimin e kandidatëve për deputetë. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre. Kjo do të jetë faza e dytë që kandidatët do të kalojnë pasi kanë marrë miratimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Qarku i Kukësit është qarku me numrin më të vogël të mandateve pasi prodhon vetëm 3. Në zgjedhjet e fundit, këto mandate u ndanë dy për PD dhe një PS. Në listë nuk është emri i Flamur Nokës pasi është anëtar i kryesisë së PD ndërsa bie në sy prania e emrave si ish-kryebashkiku i Tropojës, Besnik Dushaj dhe Avenir Peka, ish-zv. ministër i Brendshëm.

Dega Kukës, Qarku Kukës:

1.            ADMIR SINAMATI

2.            ARBEN CEJKU

3.            BASHKIM SHEHU

4.            IBRAHIM BRUKA

5.            SAHIT PRIZRENI

6.            VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

 1.           BESNIK DUSHAJ

2.            FERIDE RRAHMANI

3.            ISUF ÇELA

4.            LUSH SUSAJ

5.            MIMOZA HAJDARMATAJ

6.            XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

 1.           AVENIR PEKA

2.            DEMUSH KASTRATI

3.            ELEZ MACI

4.            ISMET JAKU

5.            ZENEL KASTRATI

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026