Meta takon ambasadorët e BE-së: Marrëveshja e 5 qershorit të mos preket

24 Shtator 2020 | 13:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Takimi që vjen dy javë para publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian ka qenë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Z. Meta ka deklaruar gjatë takimit se, respektimi i marrëveshjes politike të 5 qershorit do të jetë përcaktuese në hapjen e negociatave për anëtarësim dhe ka kërkuar që ajo të mos preket.

“Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë. U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane.

Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe germës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim”, shprehet presidenti mbi takimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026