Futbollisti i Milanit Zlatan Ibrahimoviç rezulton pozitiv me COVID-19

24 Shtator 2020 | 13:44

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për këtë nuk do të luajë në ndeshjen e turit të tretë kualifikues për Europa League kundër Bodo/Glim.

Suedezi 38-vjeçar iu nënshtrua testit për koronavirus njësoj si e gjithë skuadra në momentin kur futbollisti tjetër, Leo Duarte rezultoi i infektuar.

Lajmin për infektimin e sulmuesit e njoftoi vetë klubi italian përmes një deklarate për shtyp, në të cilën thuhej se trajneri Stefano Pioli nuk do të ketë në dispozicion Ibrahimoviçin për ndeshjen e sotme.

Ky është një lajm i keq për Milanin, në një moment kur siç e ka cilësuar Pioli, përballen me “një finale” të sezonit, çka është kualifikimi për në Europa League, ndërkohë që ai pritet të mungojë së paku edhe në ndeshjen me Crotonen në kampionat.

Ibrahimoviç u kthye te Milani vetëm në janar të këtij viti dhe pavarësisht diskutimeve dhe spekulimeve zgjati kontratën deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Gjatë karrierës së tij ai është lakuar shpesh për personalitetin dhe fizikun e fortë, aq sa shpesh të krijohen batuta me emrin e tij.

Në një koment në Twitter, ish-sulmuesi i kombëtares angleze Gary Lineker, i cili aktualisht drejton emisione sportive në Angli, tha me shaka se “mendimet shkojnë për virusin në këto kohë të vështira”.

Më vonë vetë futbollisti e përcolli me të njëjtën shaka lajmin e infektimit të tij. Zlatan shkroi në Twitter se nuk kishte simptoma dhe më tej se “COVID-19 pati kurajon ta sfidonte” gjë që sipas tij “është ide e keqe”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026