Holanda kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

3 Dhjetor 2022 | 18:37

Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit “Katar 2022.” Skuadra e drejtuar nga Luis Van Gal ka fituar përballë SHBA me rezultatin 3-1.

Amerikanët ishin ata që tentuan në minutat e parë të gjenin golin, por holandezët tundën rrjetën me mundësinë e parë që iu krijua, kur Dumfris pasoi saktësisht për Depaj.

SHBA u përpoq të reagonte por në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i 2-0 me të njëjtin skenar, por me Blind që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, loja foli më shumë për ekipin e SHBA, që ia doli të shkurtonte diferencën me Rajt. Por përsëri ata u goditën shpejt nga Dumfris i cili çoi rezultatin në 3-1, shifra që nuk ndryshuan më deri në fundin e ndeshjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026