Vrasja e grave, Hazizaj: Kosova një rast i veçantë, ka ende ndikimin e luftës
Aktivisti Altin Hazizaj e sheh Kosovën si një rast të veçantë, në lidhje me fenomenin e vrasjes së grave brenda familjes.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Hazizaj u shpreh se Kosova ende ndikimin e luftës dhe shtoi se aty ka një luftë të kulturave dhe civilizimeve.
“Mendoj që këtu në fakt ka një ndërthurje, një luftë të kulturave dhe civilizimeve. Kosova është pak rast i veçantë, ata kanë ndikimin e luftës, që sigurisht një pjesë të shoqërisë aty i sjell probleme edhe sot e kësaj dite.
Ajo që unë shikoj në rastin e Kosovës, është që feja myslimane ka një ndikim të frikshëm, në bindjen time të papranueshëm dhe padiskutim negativ në mbajtjen e këtyre vlerave, që janë tradicionale, por që në fakt janë vlera që e shtypin familjen dhe e kthejnë gruan në pronë të bashkëshortit”, theksoi ai.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku Hamide Magashi u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Sokol Halili më 30 nëntor.
Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.
Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.
LEXONI GJITHASHTU
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta