‘Është një alarm’, Sevim Arbana: Sa pak kemi ngelur dhe sa shumë gra vriten

3 Dhjetor 2022 | 20:26

Aktivistja për të Drejtat e Grave, Sevim Arbana e konsideron alarmante situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe Kosova, në lidhje me vrasjet e grave.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Arbana nënvizoi se 30% e shqiptarëve janë larguar nga vendi dhe shtoi se edhe me pakësimin e popullsisë, ende vriten shumë gra.

“Jam shumë e tronditur. Më vjen shumë keq, disa herë revoltohem edhe me veten, unë kam një jetë në këtë fushë. Të gjitha këto ngjarjet makabre. E kemi nisur me shumë ëndrra, eufori, idealizëm që shumë shpejt do ishim më mirë. Sot jemi më keq se ishim atëherë kur mendonim se ishim keq. Janë 8 gra të vrara në Shqipëri këtë vit.

Në çdo 8 mars dhe çdo 16 ditët kundër dhunës, kemi vrasje makabre të grave. Nuk di çfarë të them. Në Shqipëri, me kaq pak sa jemi ne. 30% e shqiptarëve kanë ikur, sa pak jemi mbetur ne, është alarm, duhet të bien boritë, që të vrasësh gruan, je në fund”, theksoi ajo.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku Hamide Magashi u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Sokol Halili më 30 nëntor.

Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.

Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026