Si i dha fund jetës Sokol Halili, në banesë iu gjet edhe një predhë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku u vra me armë zjarri nga ish-burri gruaja shtatzënë Hamide Magashi.
Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.
Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.
“Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.
Me tre plumba, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, oborrin e maternitetit të Prishtinës.
35-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje nga gjykata. Ajo u përcoll në banesën e fundit një ditë më parë në Lipjan.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro