“Mentaliteti patriarkal vrau 35-vjeçaren”, aktivistja komenton ngjarjen e rëndë
“Mentaliteti patriarkal vrau 35-vjeçaren Hamide Magashin, e cila ishte edhe shtatzënë”.
Kështu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania aktivistja Erza Kurti, e cila tha se burrat i konsiderojnë gratë si pronë të tyre.
“Është një shkak shumë kryesor që është mentaliteti patriarkal. Burrat mendojnë se gratë i kanë pronë të tyre. Në rast de dëshirojnë të divorcohen u merret edhe jeta. Pra, mentaliteti patriarkal është duke ndikuar jashtëzakonisht shumë si për dhunë apo vrasje ndaj grave”, u shpreh ajo.
Mbrëmjen e së mërkurës Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja, siç është raportuar, do të sillte në jetë fëmijën brenda këtyre ditëve.
35-vjeçarja ishte e pajisur edhe me urdhër-mbrojtjeje.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët informacione, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e autorit, i cili ende ndodhet në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë