Vrau ish-gruan shtatzënë para maternitetit të Prishtinës, vret veten 31-vjeçari

2 Dhjetor 2022 | 14:15

Ministri Xhelal Sveçla ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, Sokol Halili ka vrarë veten.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ministri shkruan se edhe pse policia ka tentuar të negociojë me 31-vjeçarin që të dorëzohet ai nuk ka pranuar dhe ka vrarë veten.

Sveçla thotë se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së Halilit.

Me tre plumba, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë dhe priste që këto ditë të sillte në jetë fëmijën e saj.

Ngjarja ndodhi në orën 18:00, ndërsa dyshohet se shkak kanë qenë mosmarrëveshjet që ata të dy kanë pasur me njëri-tjetrin.

Rasti ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët, analistët por dhe politikanët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka provuar të distancohet të mërkurën nga retorika fashiste e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke...
20:38 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026