Gazetarja debat me avokatin: Viktima la punën, ia morën të ardhurat dhe e mbyllën

2 Dhjetor 2022 | 09:17

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë nga ish-bashkëshorti është kthyer në temë debati në shumë studio televizive.

Së fundmi në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, avokati Saimir Vishaj është përplasur me gazetaren në Kosovë Arbëreshë Uka.

Kjo e fundit tha se viktima Hamide Magashi kishte lënë punën sepse e kishin detyruar, ndërsa Vishaj theksoi se gratë në Kosovë qëndrojnë mbyllur dhe i bëjnë shoqëri vjehrrës.

Saimir Vishaj: Është një problem tjetër që mbase nuk i takon këtij debati, por ajo që unë mendoj është se predikimi dhe pjesëmarrja masive në këto kulte që në moshë të re, do ta brumosë tjetrin me dashurinë për familje. Jemi në momentin që edhe në Kosovë pavarësisht se koleget nuk e cekin, ka femra që martohen dhe nuk dalin nga shtëpia, rrinë të shoqëruar me vjehrrën, kjo është dhunë. Në momentin që femra kërkon lirinë dhe barazinë e saj dhe del nga ajo guacka e mbyllur. Ka dhunë fizike dhe psikologjike.

Arbëreshë Uka: Ish-burri i saj ia ka ndërprerë  punën.  Ia morën të ardhurat dhe e mbyllën në shtëpi. Nuk është çështje që ne koleget e Kosovës  nuk po e përmendim se gratë rrinë mbyllur sepse kjo nuk ka të bëjë.

Saimir Vishaj: Ju vendosni qindra florinj dhe quheni të martuara. Gruan nuk duhet ta shikojmë si objekt seksual, por nëse kemi një grua të zgjuar do të kemi një shoqëri të zgjuar nesër.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024