Rindërtimi, Rama inspekton punimet e projektit turk në Laç: Zona e parë gati në mars

24 Shtator 2020 | 16:48

Kryeministri Edi Rama vizitoi pasditen e së e së enjtes kantierin e ndërtimit të rreth 524 apartamenteve të reja në Laç.

Projekti me dy zona ndërtimi aktualisht është në përfundim të fazës së gërmimeve dhe sistemit të terrenit. Rreth 90 për qind e punës është kryer. Zona e parë pritet të jetë përfunduar në muajin mars ndërsa zona e dytë rreth 3-4 muaj më vonë.

Pas analizave gjeologjike të tokës ekspertët zbuluan se terreni i butë kërkonte ndërhyrje me rreth 2 mijë pilota betoni. Rishikimi i projektit ka zgjidhur gjithçka dhe aktualisht po punohet me ritme të shpejta duke u hedhur nga 30 pilota në ditë.

Projekti me rreth 500 apartamente, hapësira tregtare dhe sociale është marrë përsipër në formë donacioni nga qeveria turke për të ndihmuar familjet që mbetën pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Para pak ditësh isha me Presidentin [turk Erdogan] folëm edhe për këtë [çështje të punimeve] pasi ai herë pas here interesohet si po ecën puna, dhe u shpreh i kënaqur që puna ka filluar intensivisht, kështu që ju falënderoj është shumë e rëndësishme që punimet të bëhen jo vetëm shpejt por dhe mirë,” – i tha Kryeministri Rama kryeinxhinierit turk të punimeve, ky i siguroi kryeministrit se projekti mund t’i bëjë ballë tërmeteve të forta deri në 9 ballë.

Në kantierin e punimeve në Laç gjatë gërmimeve janë gjetur edhe predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore demontimi i të cilave është bërë nga ushtria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026