Gjermania hap dyert për punëtorët nga vendet jashtë BE, kushtet e reja

4 Dhjetor 2022 | 08:30

Këtë javë, qeveria gjermane prezantoi një plan për t’i hapur më gjerë derën punëtorëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, i cili duhet të zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar në atë vend.

Sipas draftit, të huajt nuk do të kufizohen më të punojnë vetëm në profesion, ndaj një mekanik do të mund të punojë si magazinier ose një polic si kamarier. Plani përfshin gjithashtu një sistem inovativ vlerësimi për punëtorët nga vendet e treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një plan kuadër për të shpejtuar dhe thjeshtuar imigrimin e punëtorëve të kualifikuar.

Kjo duhet të mbështetet më tej nga masa të tilla si shpallja e vendeve të punës jashtë vendit dhe mundësia e re e emigrimit të kandidatëve që nuk kanë kontratë pune, por plotësojnë disa kritere.

Për momentin nuk ka detaje për përfitimet e punësimit, por, siç shkruajnë mediat gjermane, qëllimi i qeverisë në Berlin është të deburokratizojë procedurën dhe të përshpejtojë plotësimin e vendeve vakante.

Kur shqyrtohet një aplikim për vizë pune, përvoja do të fitojë peshë dhe përkthimi i kualifikimeve do të humbasë rëndësinë për hyrjen në Gjermani. Kjo do të thotë se nuk do të merren parasysh rreptësisht kualifikimet profesionale, por njohuritë e kandidatit që aplikon për vendin e punës. Plani përfshin gjithashtu një sistem inovativ vlerësimi për punëtorët nga vendet e treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Komisioni Evropian propozoi të premten zgjerimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (ETS), duke përfshirë në tregun e karbonit një pjesë të fluturimeve ndërkombëtare që...
13:24 | 17/07/2026

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026