Çmimet e kripura të apartamenteve, Ornela Liperi: Sektori i ndërtimit ka informalitet të lartë

24 Shtator 2020 | 17:32

Çmimi i apartamenteve në kryeqytet në 5 vitet e fundit ka pësuar rritje në vlerën 30-40 % për ndërtimet në qendër dhe 10% për ato në periferi. Por, si shpjegohet ky fenomen i rritjes stratosferike të apartamenteve, kryesisht në Tiranë. E pranishme në “Ilva Now”, Ilda Zaloshnja nga “The Point Real Estate” u shpreh se rritja e çmimeve varet nga disa komponentë.

Sipas saj, cilësia e ndërtimeve në ditët e sotme është shumë herë më e lartë seç ka qenë para dhjetë vitesh, dhe kjo ka bërë që të shtohen kostot në treg. Ajo renditi edhe disa elementë të tjerë, që sipas saj shpjegojnë prirjen në rritje të çmimeve të apartamenteve në Tiranë.

“Shpjegohet me rritjen e cilësisë së ndërtimeve. Nuk kanë të krahasuar ndërtimet e viteve fundit me ato të dhjetë viteve të fundit. Teknologjitë janë përmirësuar në krahasim seç kanë qenë vitet e fundit. Për të marrë një leje ndërtimi sot paguhet dhjetë herë më shumë, dhe kjo ka bërë që të rritet çmimi për blerësit”, tha ajo.

Gazetarja e Monitor.al, Ornela Liperi tha se sektori i ndërtimit në Shqipëri karakterizohet me informalitet të lartë. Sipas saj, ka shumë firma ndërtimi, të cilat kanë hyrë në këtë fushë, por që nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të përfunduar projektet e nisura.

“Ka një rritje të taksave të infrastrukturës, dhe është rritje e ndjeshme. Por, sido qe të jetë, kjo rritje e çmimeve nuk justifikohet me ekonominë reale. Ekonomia formale nuk ka fuqi që të ketë kaq ndërtime në Tiranë. Ka disa firma serioze që për ndërtojnë, por ka edhe firma të tjera që nuk kanë të ardhura, por janë të fjetura. Kam parë që shumë firma kanë hyrë dhe nuk kanë kapital. Edhe vetë institucionet e pranojnë se kanë një evazion në sektorin e ndërtimit. Jo çdo firmë mund të marrë një leje dhe të ndërtojë në Tiranë. Ata fusin paratë e papastra, nëse kapet ai trafikanti, rrezikon që këto ndërtime të mos përfundojnë, dhe Tirana mund të përfundojë në një gërmadhë. Qytetarëve të thjeshtë u janë rritur çmimet e shtëpive. Familjes normale i duhet 15 vjet për të blerë një shtëpi me kredi”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Sa është vlera e ndërtimeve të reja në Tiranë, kush i blen ato dhe përse janë kaq të shtrenjta?

Liperi dhe Zaloshnja: Fluksi i parave informale mban të larta çmimet e ndërtimeve

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021