Liperi dhe Zaloshnja: Fluksi i parave informale mban të larta çmimet e ndërtimeve

24 Shtator 2020 | 17:38

Gazetarja Ornela Liperi dhe ekspertja e pasurive të patundura nga “The Point Real Estate” Ilda Zaloshnja diskutuan në “Ilva Now” rreth sektorit të ndërtimit, çmimeve dhe kapacitetet blerëse. Ato theksuan se fluksi i parave informale po ndikon që çmimet e apartamenteve dhe vilave të mos reflektojë luhatje as të krizave ndërkombëtare të ekonomisë.

Liperi theksoi se përgjithësisht çmimet e tregut nuk reflektojnë kapacitetet reale të blerësve. Ajo tha se në tërësi paga mesatare dhe të ardhurat familjare janë të ulëta dhe e përballojnë me vështirësi blerjen e një shtëpie.

Gazetarja e Monitor.al shtoi se aktualisht ka flukse të mëdha informale parash të cilat po fryjnë tregun e ndërtimit dhe stokun e tyre, ndërkohë që vuri në diskutim nëse kullat që po ndërtohen në Tiranë të mund të shfrytëzohen për zyra.

“Në blerje nuk janë vetëm paratë që vijnë nga jashtë, por edhe paratë e korrupsionit, ekonomisë kjo nuk i sjell asgjë të mirë, sepse rrezikon të krijojë flluskë të madhe sektorit të ndërtimit. Po bëhen kaq shumë kulla a thua se Shqipëria po bëhet qendra financiare e botës, por po të shohësh statistikat e bizneseve nga 50 mijë biznese që janë në Tiranë vetëm 1 mijë kanë më shumë se 50 punonjës, kështu që kush do t’i mbushë ato për zyra sepse kërkesa për zyre nuk është,” – u shpreh gazetarja Ornela Liperi.

Për sa i përket hoteleve, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në bregdet, ndërkohë që të dy eskpertet theksuan se ka një prirje të lartë ndërtimesh të vilave dhe zonave rezidenciale.

“Kërkesa është më shumë në bregdet dhe u bë për shkak të përjashtimit nga taksat dhe nuk janë shumë brendet që po ndërtojnë, ato nuk e marrin riskun e ndërtimit,” – shtoi më tej Liperi.

Ilda Zaloshnja nga “The Point Real Estate” u shpreh se shitjet kanë vijuar në zonat qendrore të Tiranës dhe kryesisht interesimi ka bërë që çmimi të jetë në rritje. Krahasuar me rajonin niveli i çmimeve në Tiranë varion nga 600-4000 euro.

“Tirana ka vërtet çmime të larta por dhe diferencim, ka mundësi edhe për çmime të tjera por në zona të tjera,” – tha Zaloshnja, e cila shtoi se shpesh herë është folur për kriza apo efekte që reflektojnë çmimet, por në Shqipëri për shkak të informalitetit nuk reflektohet kjo gjë.

“Në gjykimin tonë nuk do të ndodhë që të reflektohen luhatje për sa kohë do të ketë fluks parash dhe cilësi dhe sasi ndërtimi,” – tregoi Zaloshnja e cila saktësoi që me ligj detyrohet që shitja të bëhet përmes noterëve dhe me bankë.

 

Lexoni gjithashtu:

Sa është vlera e ndërtimeve të reja në Tiranë, kush i blen ato dhe përse janë kaq të shtrenjta?

Çmimet e kripura të apartamenteve, Ornela Liperi: Sektori i ndërtimit ka informalitet të lartë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021