Liperi dhe Zaloshnja: Ndalimi i informalitetit tërësisht në dorë të vullnetit të qeverisë
Ornela Liperi, kryeredaktore e “Monitor.al” dhe Ilda Zaloshnja agjente imobiliare “The Point Real Estate” të ftuara në emisionin “Ilva Now” me gazetaren Ilva Tare folën rreth informalitetit në blerjen e ndërtesave në vend.
Sipas një komunikimi që gazetarja Liperi ka pasur me bankierët ky ‘bum’ i ndërtimeve nuk po financohet nga bankat.
“Bankat në përgjithësi nuk japin kredi për firmat sepse kanë atë frikën e ‘flluskës ’ që nuk dihet kur do ndodhi po ndoshta një ditë edhe mund të ndodhi ndërkohë që financohen kryesisht individët që kanë të ardhura mesatare, individët që mund të blejnë një shtëpi nga 100 deri në 150 mijë euro”,- duke theksuar se ky është një nivel çmimi i pranueshëm për standartet e ekonomisë vendase.
Pyetur për ndryshimin e çmimit nga kryeqyteti në vendet e tjera Ilda Zaloshnja tha se çmimi në qytetet bregdetare është në rritje.
Zaloshnja nuk la pa përmendur se ajo që vihet re është se tregu i vilave ka filluar të zhvillohet pikërisht në zonat bregdetare ndërkohë që në kryeqytet ka kohë që është zhvilluar.
Ndërkaq Liperi në fjalën e saj theksoi se ata që kanë të ardhura informale po fryjnë tregun edhe për ata që kanë të ardhura formale dhe ky është një problem që po i shkaktohet pjesës së shoqërisë me të ardhura të rregullta.
Sipas saj në momentin që nuk dihet e ardhura e sigurt është dilemë a do mbarojnë apo jo ndërtimet duke marrë dhe shembullin e një kulle që ka ngelur aktualisht e pa përfunduar në mes të Tiranës.
Ilda Zaloshnja u shpreh më optimiste për situatën duke thënë se ndërtimet janë duke u bërë në përputhje me ‘xhepat’ e gjithë secilit dhe sipas saj ky diversifikim i ofertës është pozitiv.
“Arsyeja kryesore pse çmimet qëndrojnë të larta në Tiranë dhe nuk pësojnë efektet e krizës si në gjithë vendet e tjera është paraja informale që ne e dimë të tërë që qarkullon”,- shtoi ajo.
Pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse Tirana po bëhet kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, referuar emigrantëve që po blejnë banesa apo shqiptarëve nga Kosova agjentja imobiliare nuk e përjashtoi si opsion por sidoqoftë sqaroi se emigrantët po bëjnë investime shumë të vogla kjo për shkak se i kanë shkëputur lidhjet me vendin.
Së fundmi Ornela Liperi tregoi për Euronews Albania se ndalimi i informalitetit në këtë sektor është tërësisht në dorë të vullnetit të qeverisë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht