Deputetja Klotilda Ferhati: Listat dhe koalicionet nuk kanë qenë pjesë e “5 qershorit”

24 Shtator 2020 | 18:23

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, ka analizuar situatën politike në vend, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën dhe nuk gjejnë konsensus për koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave për zgjedhjet e vitit 2021.

E ftuar në “Ilva Now”, znj. Ferhati tha se ndryshimet e bëra nuk janë të PS-së, por janë propozime të bëra nga ana e opozitës parlamentare. Ajo shtoi se në këtë proces, Partia Socialiste ka dhënë konsensusin e vet për këtë proces.

“Ndryshimet nuk janë të PS, ajo në rolin e mazhorancës ka dhënë konsensusin e vet sa i takon listave një propozim ky, i paraqitur nga opozita parlamentare. Kemi vënë një nivel dysheme në Kushtetutë, që të paktën 2/3 e listave do të jenë të hapura”, tha ajo.

Ajo tha se koalicionet parazgjedhore nuk mund të aplikohen, pasi vetë modeli që është zgjedhur e përjashton një gjë të tillë. Deputetja e PS-së shtoi se heqja e tyre ka të bëjë më tepër me pjesën e mirëmenaxhimit të të gjithë procesit.

“Standardet e sistemeve zgjedhore që kemi zgjedhur, koalicionet siç ishin para ndryshimeve nuk i njohin dot. Sepse kjo është çështje e menaxhimit të të gjithë procesit zgjedhor. Unë nuk mendoj se ka qenë një çështje nxitimi. PD dhe Këshilli Politik është një organizëm jashtë institucioneve të vendit, pra jashtë Kuvendit .Çdo lloj ligji, në fakt duhet të kryhet në Kuvend. Nuk është faji i PS-së, që PD-ja dhe aleatët dhanë dorëheqjet dhe dolën në rrugë. Është Partia Socialiste që edhe kur ndodhi ky largim, i lamë një vend në Komisionin e Reformës zgjedhore. Ne si mazhorancë, kemi detyrimet që të gjitha nismat t’i realizojmë në Kuvend. Në Kuvend është sovraniteti ynë. Kuvendi është institucioni ku behën reformat dhe ku behën ligjet”, tha ajo.

Mes tjerash, deputetja e PS-së u shpreh se çështja e koalicioneve dhe listat nuk kanë qenë të përfshira në marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo tha se pikërisht kjo ka qenë arsyeja kyçe se pse Kuvendi ka diskutuar mbi këto çështje.

“Pse çështja e koalicioneve dhe e listave është diskutuar në Kuvend? Për hir të së vërtetës këto çështje nuk kanë qenë të parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Për rikujtuesë, marrëveshja e 5 qershorit nuk prek asnjë çështje për të cilat janë bërë ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja e 5 qershorit kishte si synim adresimin e çështjeve dhe shqetësimeve të OSBE-ODIHR, të cilat u adresuan. Çështja e sistemit zgjedhor është një çështje që edhe me ndryshimet kushtetuese nuk është prekur”, shtoi Ferhati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021