Akuza për ish-drejtuesin e UÇK-së, detaje shtesë për të arrestuarin nga specialja

24 Shtator 2020 | 19:23

Gjykata Speciale e Hagës ka lëshuar një komunikatë për mediat ku ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së Forcave Speciale te Kosovës dhe ish-epror i UÇK-së, në Zonën e Llapit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, pas publikimit të lajmit për arrestimin e Salih Mustafës, ish-pjesëtarit të UÇK-së, ka dhënë detaje shtesë për dërgimin e tij në Hagë dhe veprat penale për të cilat ai akuzohet.

Kjo aktakuzë nuk është e plotë, pasi siç thuhet në komunikatën për media “për arsye sigurie, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi që aktakuza të bëhej publike me redaktime”.

Sipas Zyrës së Prokurorisë Speciale, Mustafa është transportuar pas arrestimit në Hagë dhe është vendosur në Qendrën e Paraburgimit atje.

Sipas komunikatës, aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo-ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt

Kjo zyrë thotë se për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Salih Mustafës para gjykatësit të procedurës paraprake do të njoftohen mediat më vonë. Por, paraqitja e parë do të bëhet në seancë publike dhe mund të ndiqet në transmetim me video përmes faqes së internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, njoftoi të enjten gjatë ditës për konfirmimin e aktakuzës së parë pranë Dhomave të Specializuara. Lidhur me këtë aktakuzë, është arrestuar Salih Mustafa, njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit. Ky është arrestimi i parë që bën Prokuroria Speciale në Kosovë me ndihmën e misionit EULEX.

 

Lexoni gjithashtu:

Dosjet e Speciales: Juristët tregojnë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të publikojnë mediat në Kosovë dhe rajon

Rrjedhja e dosjeve të Speciales, avokati: Mund të kenë gisht shërbimet e huaja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026