Një javë para fillimit të mësimit, shkollat në Maqedoninë e Veriut kanë ende probleme bazike
Një javë para fillimit zyrtar të vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut, shkollat ende kanë probleme bazike si mungesa e mjeteve elektronike për të zhvilluar mësimin online.
Ministrja e Arsimit, Milla Carovska gjatë inspektimit të përgatitjeve të një shkolle, tha se është e vetëdijshme për mangësitë, por siguroi se me Qeverinë dhe komunat po tentojnë t’i përshtaten kushteve të reja të mësimit. Carovska arsyetoi numrin e vogël të shkollave që kanë marrë leje për mësim fizik me mungesën e kushteve për mbajtje të distancës.
Sindikata i arsimit kërcënoi se nëse deri më 1 tetor mësimdhënësit nuk kanë pajisje elektronike me të cilat do të punojnë, nuk do të fillojnë me punë.
“Sipas ligjit për marrëdhënie pune, punëdhënësi duhet t’u sigurojë punonjësve kushte për punë. Nëse ne nuk kemi me çfarë të punojmë, si do të fillojmë punën.
Ja tani mora premtim se po bëhen përpjekje maksimale për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme. Sipas informacioneve tona, një numër relativisht i lartë i shkollave ende nuk kanë siguruar mjete teknike”, shprehet Jakim Nedellkov, kryetar i Sindikatës së arsimit.
Por një shkollë fillore në Çair ka arritur të zgjidhë problemin e pajisjeve elektronike me ndihmën e komunës, prindërve dhe afaristëve të cilat kanë bërë donacione në forma të ndryshme, në mënyrë që t’ua mundësojnë nxënësve zhvillimin e procesit arsimor pa ndërprerë.
Drejtoresha e shkollës fillore ‘Hasan Prishtina’, Luljeta Qerimi thotë se shkolla e saj është gati për të pritur rreth 400 nxënës, aq sa janë nga klasa e parë deri në klasën e tretë.
“Jemi munduar nëpërmjet donatorëve dhe sponsorëve që të mundemi atyre nxënësve që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online t’i furnizojmë me pajisje që edhe ata të jenë në rrjedha. Kemi shumë prindër që duan të ndihmojnë, dhe e shfrytëzuam rastin, ka shumë prindër zemërmirë që duan të ju ndihmojnë fëmijëve që kanë nevojë për kësi lloj pajisjesh”, thotë znj. Qerimi.
Rreth 40 mijë fëmijë nuk kanë pajisje elektronike për të ndjekur mësimin online, por për këta fëmijë në vend të sigurimit të pajisjes, ministria ka vendosur që të lëshojë mësim të përgatitur në programin televiziv shtetëror, derisa të gjendet një zgjidhje tjetër e qëndrueshme. Më 1 tetor do të fillojnë me mësim nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve