‘Nesër rifillojmë’, Alimehmeti reagon pas kalimit në balotazh me Këlliçin
Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar pasi ai dhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi do të përballën në balotazh më 11 dhjetor për Primaret.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti ka falenderuar ata që e mbështetën dhe e votuan.
Ai theksoi se do të rinisë sërish punën për t’u përgatitur për raundin e dytë.
“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, shkroi Alimehmeti në Facebook.
Pas numërimit të votave, rezultoi se asnjë nga 7 kandidatët, nuk mori mbi 50% të votave dhe sipas rregulit të përcaktuar në Partinë Demokratike, dy më të votuarit do të kalojnë në balotazh, për të përcaktuar fituesin.
Më i votuari nga kandidatët ishe Belind Këlliçi, i cili mori 4040 vota, i ndjekur nga Ilir Alimehmeti me 2196 vota. Gerti Bogdani u rendit i treti me 1819.
Rezultatet e primareve për Tiranën:
Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut