Vuçiç takim me Lajçak: Pritet vendimi i presidentit serb për pjesëmarrjen në Tiranë
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ndodhet në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Presidenti i Serbisë njoftoi se do të marrë një vendim për pjesëmarrjen në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, pas bisedimeve me Lajçakun.
Vuçiç pak ditë më parë bëri të ditur se nuk do të shkojë në Tiranë, pasi kryeministri i Kosovës emëroi Nenad Rashiç si ministër të ri në qeverinë e Kosovës, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe u larguan nga qeveria. Vuçiç e quajti Rashin “llum” dhe reagimin e BE-së për emërimin e tij “të turpshëm”.
Beogradi dhe Prishtina së fundi kanë arritur një marrëveshje në Bruksel për çështjen e targave, e cila ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës gjatë vitit të kaluar. Përfaqësuesit serbë, megjithatë, ende nuk janë kthyer në institucionet e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkoi në balotazh me Alimehmetin, reagon Këlliçi: Do flas me votë
- 27 liderët europianë që pritet të vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër