Habit Milaim Zeka: Vuçiç mbetet një prej liderëve më të rëndësishëm të Ballkanit
Analisti Milaim Zeka e konsideron presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si një nga liderët më të rëndësishëm të rajonit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se Vuçiç ka një ekip këshilltarësh dhe ekspertësh të mençur, falë të cilëve ai është në Tiranë për Samitin e BE.
Sipas Zekës, ardhja e zyrtarëve më të lartë të BE në Tiranë indirekt i kanë treguar Vuçiç që Shqipëria dalëngadalë po shndërrohet në një qendër kryesore të ndikimi politik në Ballkan.
“Ndryshe nga liderët tanë politikë, qoftë Edi Rama, qoftë Albin Kurti që veprimet politike me të huajt i bëjnë me kokë e vet, pa u konsultuar, në bazë të këshillave të ekspertëve Vuçiç erdhi në samit dhe prapëseprapë Vuçiç mbetet një nga liderët më të rëndësishëm në Ballkan”, tha Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:26 Rama reagon për blogerët protestues: Na tregojnë moral ata që s’deklarojnë të ardhurat
- 18:24 Plagosje me armë në Shijak, autori arratiset. Policia jep detajet e para
- 18:08 Elbasan, Rama: Shqipëria po përballet me ‘rezistencë’ ndaj zhvillimit, shikoni Malin e Zi
- 18:07 Ekipi i Iranit mbërrin në Meksikë për stërvitje para Kupës së Botës
- 17:52 Trump i hapur për të dërguar forca amerikane për të rikuperuar rezervat bërthamore të Iranit
- 17:44 Senatori republikan: Irani po përpiqet të na bindë në negociata