Elbasan, Rama: Shqipëria po përballet me ‘rezistencë’ ndaj zhvillimit, shikoni Malin e Zi

7 Qershor 2026 | 18:08

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Elbasan në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, u ndal edhe te protestat që janë zhvilluar ditët e fundit në vend, ku mori shembull investimet e huaja në Malin e Zi, duke thënë se ato kanë zhvilluar këtë vend në rajon, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, protestuesit u bëjnë rezistencë projekteve zhvillimore.

Ai u shpreh se bëhet fjalë për një projekt prej 4 miliardë eurosh, të cilin e cilësoi si investimin më të madh në Europë për turizmin, ndërsa tha se në vend, sipas tij, po krijohet një pamje e shtrembëruar përmes rrjeteve sociale dhe reagimeve publike.

“Dhe ne ta bëjmë si lopa, siç thotë populli, që e mbush kupën dhe i bie me shqelm në fund, duke i treguar botës një pamje krejt të ndryshme nga ajo që jemi. Ta bëjmë si lopa duke shpërndarë për lloj-lloj mesazhesh në kanalet e llumit të rrjeteve sociale, ku shqiptarët thonë atë që nuk e kanë thënë kurrë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, e thotë edhe kanuni, shqiptari është zot i shtëpisë, por Shqipëria është hapur për të gjithë”, u shpreh Rama.

Duke vijuar argumentin e tij, Rama theksoi se Shqipëria, sipas tij, duhet të ndjekë modele zhvillimi të ngjashme me vendet e rajonit që kanë përfituar nga turizmi dhe investimet e mëdha, duke përmendur sërish rëndësinë e sektorit të turizmit në rritjen ekonomike.

Ai solli si shembull Greqinë dhe Malin e Zi, duke thënë se këto vende kanë përfituar ndjeshëm nga zhvillimi i turizmit dhe investimet e huaja.

“Shikoni Greqinë në jug se çfarë ka bërë me turizmin dhe sa shumë ka fituar prej tij, shikoni edhe Malin e Zi në veri, një vend më i vogël se Shqipëria, me 500–600 mijë banorë, me territor shumë më të vogël dhe me pasuri natyrore më të pakta, një vend që prej vitesh është në krye të Ballkanit Perëndimor për paga, pensione dhe mbështetje financiare për ata në nevojë. S’ka fabrika, nuk prodhon as makina, as traktorë, as anije dhe nuk ka industri të zhvilluar; bujqësia është e kufizuar dhe një pjesë e konsiderueshme e produkteve bujqësore i marrin nga Shqipëria. Dhe si ka mundësi të ardhura më të larta edhe se Serbia, që është vendi më i madh i rajonit? Ka një arsye: Mali i Zi ka bërë atë që sot ne na ka ardhur radha ta bëjmë, dhe për të cilën kanë dalë në protesta ata atje, duke krijuar një lëmsh të madh dhe duke ngatërruar lloj-lloj gjërash në një “çorbë”, duke përzier pasionin për mjedisin, ndjenjën e dashurisë për natyrën dhe nevojën për të mos u prekur natyra me axhenda dhe qëllime të tjera. Mali i Zi nuk do të ishte ky që është sot nëse projekti që i hapi rrugën transformimit të tij do të ishte bërë tek ne, ku fillimisht trokiti investitori kanadez, por këtu iu mbyllën dyert, ose më saktë iu kërkua pjesë. Atëherë Mali i Zi nuk do të ishte bërë aq shpejt ai që është bërë, dhe ne nuk do të ishim këta që jemi sot, por do të ishim ata që do të kishim vendin e parë në rajon për paga, pensione dhe të ardhura të tjera, pikërisht falë industrisë së turizmit dhe kapitalet siç duhet. Ata që thonë “nuk na duhet turizmi i luksit se s’kemi lekë të shkojmë atje në ato hotele” nuk e dinë se në fakt ato resorte dhe hotele janë motor i ekonomisë së tyre”, tha Rama.

Ai përkujtoi Qazim Sejdinin për kontributin e tij në Partinë Socialiste të Elbasanit, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u ngritën në këmbë në duartrokitje, ndërsa Kryeministri Rama tha se beson se ai po sheh nga lart.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 8-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve. Mblidhen para Kryeministrisë

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të diele në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në...
18:35 | 07/06/2026

Zbardhet dosja e vrasjes së Enea Mekollit, si e qëlloi Braçellari efektivin dhe detaji për jelekët antiplumb

Janë zbardhur detaje nga momentet e ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Korçës, Enea Mekolli, dhe u plagos kolegu i...
15:52 | 07/06/2026

Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në rrjetin e tij social, duke e fokusuar këtë herë mesazhin te lidhja mes natyrës dhe zhvillimit turistik, duke...
14:19 | 07/06/2026