Shkup, i mituri akuzohet për terrorizëm lidhur me kërcënimet me bomba në shkolla

5 Dhjetor 2022 | 21:00

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur nga Shkupi, pasi kishte pranuar në polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme në kryeqendrën maqedonase.

“I frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për bomba në disa shkolla të mesme në territorin e Shkupit, i mituri ka vërejtur në rrjetet sociale se mesazhet nga sinjalizuesit anonimë janë dërguar përmes një ofruesi specifik që ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit, dhe më 4 nëntor, nga kompjuteri i tij personal, ka krijuar një adresë elektronike, përmes së cilës ka shkruar një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në katër shkolla të mesme”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase, shkruan REL.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se me këtë padi penale nuk është zbardhur rasti, pasi sipas tij, kërcënimet kanë ardhur edhe nga jashtë vendit, gjë që sipas Spasovskit dëshmon se bëhet fjalë për sulme kibernetike që vështirë zbulohen.

“Sipas të dhënave që kemi, bëhet fjalë edhe për një domen që është i regjistruar jashtë, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara dhe kjo praktikisht tregon për seriozitetin e sulmeve kibernetike. Vlerësoj se është shumë i vështirë sigurimi i të gjitha dëshmive që vijnë, sepse ky është një krim transnacional, nuk është në korniza të shtetit”, deklaroi Spasovski.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026