Kushte çnjerëzore në burgjet e RMV, më shumë të dënuar se qeli

1 Dhjetor 2022 | 17:16

Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut vuajnë dënimin në kushte çnjerëzore.

Këtë ka konstatuar Avokati i Popullit Naser Ziberi pas inspektimit të kryer në disa burgje. Sipas tij, të dënuarit nuk kanë kujdes shëndetësor, ushqim sipas vakteve, e aq më pak përgatitje për risocializim.

“Përmirësim nuk mund të ketë, aq më tepër kur në burgje ka lagështi të tepruar në hapësira ku janë të vendosur të burgosurit, madje edhe nëpërmjet korridore. Ka mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të trajtimit shëndetësor e kështu me radhë”, tha Ziberi.

Një tjetër problem është edhe mbipopullimi në burgje, duke tejkaluar kapacitetet.

“Në radhë të parë, këtu në burgun ku jemi sot, në Idrizovë, por edhe në burgjet e tjera si ai i Shkupit, Shtipit, dhe shumë burgje të tjera, apo 80 për qind e burgjeve kanë mbipopullim me persona që u janë shqiptar dënimet me burg”, shprehet Avokati i Popullit.

Në Maqedoninë e Veriut ka 2360 të burgosur në total. 324 më shumë se sa kapacitetet e burgjeve. Veçanërisht në burgun e Idrizovës, dhe atë të Shtipit. Burgjet kanë të punësuar nga një mjek dhe një ose dy infermiere që nuk arrijnë t’u shërbejnë të gjithëve.

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve pranon se në disa reparte ka kushte çnjerëzore, por siguron se po punon në përmirësimin e tyre.

“Aspak nuk pajtohem se kushtet janë mizore. Nuk them se janë ideale. Kemi disa objekte të reja dhe të rikonstruktuara. Pajtohem vetëm se në burgun e Idrizovës, ku janë e vendosur mbi 50% e të dënuarve ka kushte të këqija, por po punohet për ti tejkaluar”, shprehet Marjan Spasovski, nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Kushtet çnjerëzore nëpër burgjet e Maqedonisë së Veriut theksohen edhe në raportet e njëpasnjëshme të Komisionit Evropian.

“Do ishte një gabim të mos kujtoja konstatimet e raportit të këtij viti nga  Komisioni Evropian për burgun e Idrizovës, raportet e Këshillit Evropian dhe Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës në të cilat thuhet se kushtet në këtë burg dhe në burgjet e tjera janë jo humane”, tha David Geer, ambasador i BE-së.

Ndërkohë, në burgun më të madh në Idrizovë u hap një sallë gjyqësore moderne ku të burgosurit do të ketë gjykime më efikase, ndërsa shteti do të kursejë para për transport dhe do eliminojë rrezikun nga arratisja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026