RMV nis procedurat për heqjen e shtetësisë së oligarkut të sanksionuar nga SHBA

23 Nëntor 2022 | 21:55

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën procedurën për heqjen e shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko.

Vendimi u mor pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, në mbledhjen e Qeverisë, lidhur vendimin e këtij institucioni për ta pajisur Onyshenkon me shtetësi, shkruan REL.

Drejtori i Agjencisë maqedonase të Sigurisë, Viktor Dimovski, ka thënë më 18 nëntor se janë bërë “lëshime të sigurisë” kur është marrë një vendim i tillë.

“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s, nuk është bërë, dhe është faji i një individi”, tha Dimovski para Komisionit parlamentar që ndjek punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Onyshenko, oligark kontrovers ukrainas, është pajisur me shtetësi maqedonase në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj 2022, bazuar në “dosjen e pastër”.

Por, ai kërkohet nga Kievi për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026