Rrjedhja e dosjeve sekrete të “Speciales”, avokatja Rudina Jasini: Do ketë pasoja në dy plane
Arrestimi i kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK”, Hysni Gucati ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me avokaten Rudina Jasini, e cila tha se nxjerrja e dokumenteve konfidenciale është rast i paprecedentë dhe që bie ndesh me nivelin e sigurisë.
“Unë do ta nisja analizën sot mbi nxjerrjen e dokumenteve, që presupozohet të kenë dalë nga zyra e Prokurorisë së Specializuar pranë Gjykatë Speciale në Hagë, që do përbënte një shkelje shumë të rëndë të sigurisë, por edhe të paprecedentë’, tha ajo.
Sipas saj, arrestimi i Hysni Gucatit ka ardhur pasi mund të ketë pasur dyshime të arsyeshme, që një pjesë e dokumenteve mund të jenë publikuar nga vetë zyra e OVL-UÇK-së.
“Arrestimi që i është bërë kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK-së) në Prishtinë, padiskutim që ka lidhje me nxjerrën e këtyre dokumenteve, që presupozohen të kenë dalë nga zyra e prokurorit së specializuar. Unë nuk e kam parë fletë-arrestin, dhe nuk e di se cilat janë arsyet se përse ky individ është arrestuar, por mendoj se duhet të ketë pasur dyshime të arsyeshme që një numër dokumentesh duhet të kenë rrjedhur nga zyra e OVL-UÇK-së”, shtoi ajo.
Për avokaten Jasini, publikimi i materialeve sekrete do të ketë pasoja të dyanshme.
“Kjo do të këtë pasoja dhe kjo cenon zyrën e Prokurorit të Specializuar. Pa diskutim që pasoja do të jenë në dy plane. E para njëherë është aspekti i cenimit të autoritetit të punës së zyrës së prokurorit të specializuar, por gjithashtu është edhe aspekti dytësor, që cenon procesin e drejtë gjyqësor”, tha ajo.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut