Dialogu Kosovë-Serbi: BE ngatërrohet me njoftimet zyrtare dhe kritikon gazetarët

25 Shtator 2020 | 14:54

Dialogu i Brukselit është kthyer tashmë në një proces të paparashikueshëm, duke vënë në vështirësi edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë shpërndarë deklarata dhe njoftime kundërthënëse për mbajtjen e takimit të radhës mes Kosovës dhe Serbisë më 28 shtator.

Ndërsa pas takimit të fundit të nivelit të lartë, më 7 shtator, u njoftua nga vetë ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak se takimi i radhës Hoti-Vuçiç pritej të mbahej me 28 shtator, për shkak të mospranimit nga pala kosovare për të diskutuar mbi temën e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, gjatë kësaj jave është krijuar rrëmujë e paqartësi edhe me deklaratat e njoftimet zyrtare të BE-së, të cilët në përfundim kanë konfirmuar vetëm një takim mes krye-negociatorëve Hyseni dhe Gjuriç për ditën e hënë.

Madje zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano sot deklaroi edhe se nuk është lajmëruar kurrë mbajtja e takimit Hoti-Vuçiç.

“Më lini fillimisht të korrigjoj dhe të vendos disa fakte. Ne nuk kemi lajmëruar kurrë se do të ketë një takim të nivelit të lartë të hënën, kjo është një gjë. Ka patur informacione të ndryshme që kanë fluturuar reth e rrotull por ne nuk kemi bërë kurrë një lajmërim formal. Që nga rinisja e dialogut praktika ka qenë lajmërimi i hapave të ardhshëm dhe i kalendarit të takimeve pak kohë para zhvillimit të tyre,” – u shpreh Stano.

Por përveç video-mesazhit zyrtar të Lajçak në fillim të shtatorit ku parashikoheshin data të sakta për takimin teknik gjatë kësaj jave dhe për atë të nivelit të lartë të hënën më 28 shtator, edhe në kalendarin zyrtar të BE-së për javën që vjen figuronte “kryesimi i dialogut në nivel të lartë nga Joseph Borrell”, njoftim që u fshi vetëm pas pyetjeve të gazetarëve në Bruksel.Kalendari i punimeve të BE-së i rishikuar pas kritikave të gazetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026