Sulmi fizik ndaj Berishës, Bardhi: Akt burracak i Edi Ramës
Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi këtë të martë kur kreui PD-së Sali Berisha u godit me grusht nga Gert Shehu 31-vjeç.
Në një postim që ka bërë në “Twitter” veprimin e ka konsideruar akt burracak të Edi Ramës.
Ai bën thirrje që autorët të vihen menjëherë përpara ligjit.
“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjëherë përpara ligjit.”- shkruan ai.
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe ndërkohë po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në lidhje me ngjarjen e rëndë Berisha u shpreh se gjithçka është e organizuar nga Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmi ndaj Berishës, reagon Lulzim Basha
- “U skandalizuam për sulmin ndaj Berishës”, ambasada amerikane për Euronews Albania
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)