Lufta po rëndon të moshuarit, AI: Më të rrezikuarit nga bombardimet ruse

6 Dhjetor 2022 | 19:58

Lufta në Ukrainë po rëndon më shumë personat e moshës së tretë. Ky është konkluzioni i një raporti të ri nga Amnesty International. Kjo kategori rrezikon të vritet ose lëndohet dhe është më e prekura nga shpërnguljet, tregon Laura Mills për Euronews.

“Ata po mbeten pas shpesh në zona që janë në shënjestrën e sulmeve ruse. Ndryshe nga kategori të tjera, ata nuk mund të strehohen në streha kundër bombave ose gjetkë, ndaj shpesh strehohen në shtëpitë e tyre, që i vendos ata në rrezik të lartë vdekjeje apo plagosjeje. Kur ata shpërngulen, ata kanë vështirësi në strehim, shpesh jetojnë në varfëri, kanë aftësi të kufizuara, gjë që e bën më të vështirë gjetjen e strehimit për ta”, tha Laura Mills, hulumtuese e Amnesty International.

Thuajse 1/4 e popullsisë së Ukrainës janë mbi 60 vjeç. Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në OKB thotë se në periudhën shkurt-shtator, kjo kategori moshe përbënte 34% të civilëve të vrarë në luftë.

Amnesty i bën thirrje shteteve të tjera të lehtësojnë evakuimin e personave të moshuar dhe gjithashtu nxit organizatat ndërkombëtare të bashkëpunojnë me autoritetet ukrainase për t’i mbështetur ata financiarisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”

Yjet e muzikës botërore, Shakira dhe Burna Boy, do të interpretojnë këngën “Dai Dai”, kënga zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2026, për herë të...
14:45 | 05/06/2026

Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime

Teherani ka thënë se bazat amerikane të përdorura për agresion kundër vendit janë “objektiva legjitime”. Në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror i Republikës Islamike...
13:45 | 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, miratoi të premten një kërkesë nga kreu i gjyqësorit për të falur, ulur ose ndryshuar dënimet e më...
13:23 | 05/06/2026