Ndryshim ligjit të adresave, PS propozon heqjen e gjobës në rast mosdeklarimi të banimit

26 Shtator 2020 | 08:38

Partia Socialiste kërkon heqjen e gjobës në rast të mos-deklarimit të ndryshimit të vendbanimit. Dy deputetët e grupit parlamentar socialist, Blerina Gjylameti dhe Elio Hysko kanë propozuar një ndryshim në ligjin për gjendjen civile, më konkretisht, heqjen e gjobës prej 10 mijë lekësh në rast të mosdeklarimit të ndryshimit të vendbanimit.

Në relacion dy deputetët theksojnë se ky ndryshim nevojitet pasi nuk ka prodhuar efektin e pritshëm dhe shumë njerëz nuk kanë deklaruar ndryshimin e vendbanimit për shkak se kanë tejkaluar afatin 30 ditor dhe nëse e bëjnë një veprim të tillë, atëherë do të përballen me gjobën.

Por ndryshimi i këtij ligjit ngre një pikëpyetje të madhe që lidhet me trajtimin e diferencuar të qytetarëve pasi një pjesë është përballur me sanksionet administrative, ndërsa një pjesë tjetër jo.

Ky ligj u propozua në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri nën argumentin se qytetarët duhet të saktësonin vendbanimin e tyre dhe shkaktoi shumë radhë nëpër zyrat e gjendjes civile ku qytetarë të shumtë për të shmangur sanksionin administrativ kërkuan ndryshimin e vendbanimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026