Ligji i sponsorizimeve, kërkesa kryesore e Ligës së Futbollit, pikat e tjera të diskutueshme

26 Shtator 2020 | 11:15

Ligji i sponsorizimeve është tashmë kërkesa kryesore që Liga Profesioniste e futbollit ka ndaj qeverisë. Në relacionin drejtuar kryeministrit Edi Rama propozohet që shoqëritë tregtare të kenë mundësi që deri në 30 përqind të tatimit mbi fitimin ta investojnë në sport.

Presidenti i Federatës së Futbollit (FSHF) Armand Duka u shpreh se ky ligj ka si synim aktivizimin e biznesit shqiptar në sport.

“Kërkesa jonë maksimale në qoftë se të gjitha kompanitë do zgjedhin të investojnë/sponsorizojnë në sport, është 30% e kësaj vlere, ose një total maksimal teorik prej rreth 50 milionë euro në vit. Sigurisht që vlera reale e sponsorizuar do të jetë shumë më e vogël, sidomos në vitet e para. Parashikimet tona më optimiste arrijnë në vetëm 60% të kësaj shume, pra në rreth 30 milionë euro maksimalisht në vit. Vetëm kaq po kërkojmë. Pra, bëhet fjalë për një vlerë maksimale prej rreth 30 milionë euro në vit, e cila sigurisht në logjikimin tonë është mëse e arsyeshme dhe minimale, dhe duke përfshirë dhe argumentet e mëposhtëm, efekti neto në buxhetin e shtetit është akoma më i vogël,” – tha Duka.

Për Presidentin e FSHF-së kjo do të bënte të mundur edhe formalizmin e tregut të futbollit që është një shqetësim i qeverisë shqiptare. Ndër të tjera Duka shpjegoi edhe ndarjen që është propozuar të bëhet nga fondet e sponsorizimeve.

“Pesëdhjetë për qind e sponsorizimeve të përdoret për ndërtimin e infrastrukturës sportive, në teknologji, në logjistikë dhe blerjen e materialeve sportive. Këto investime të jenë të shtrira dhe të perfshijnë të gjitha sportet prioritare në Shqipëri, të përfshijnë futbollin, basketbollin, volejbollin, peshëngritjen, dhe një listë të gjatë të të gjitha sporteve të tjera prioritare në vendin tonë,” – u shpreh Duka.

Për sa i takon tre kërkesave të tjera presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit la të kuptohet se janë të gatshëm që të ulin pretendimet e tyre nëse qeveria miraton  ligjin e sponosorizimeve. Deri në plotësimin e kësaj pike bojkoti do të vazhdojë. Tashmë topi është në fushën e qeverisë shqiptare që duhet të bëjë hapin e radhës.

 

Lexoni gjithashtu:

Paketa mbështetëse për sportin, propozohet ulja e TVSH në 6% për investimet në sport

Andi Lila letër Armand Dukës: S’është ”fair” të kërkosh nga të tjerët diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh

Kreu i FSHF-së letër Ramës: Jepi fund bojkotit të kampionatit, mbani premtimin e dhënë

Bojkoti i kampionatit, Dritan Kadia: Katër kërkesat janë premtuar nga vetë Rama

Bojkoti i kampionatit, Olsi Rama në “Ilva Now”: Masë ekstreme, por ka qenë e duhura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026