Rusia shpërndan 125 mijë pasaporta për pro-rusët e Ukrainës

9 Dhjetor 2019 | 20:23

Ministri i Brendshëm i Rusisë ka konfirmuar se janë lëshuar 125 mijë pasaporta për rezidentët e pjesë lindore të Ukrainës, e cila ndodhen nën pushtetin e forcave rebele, ngjarje e cila pritet të thellojë më tej lidhjet e Moskës me rajonin separatist.

Në prill, Presidenti Vladimir Putin thjeshtoi procedurat për marrjen e pasaportave për qytetarët pro-rusë.

Kievi i është kundërpërgjigjur duke i bërë thirrje perëndimit që të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës.

Më shumë se 160 mijë banorë nga zonat e kontrolluara nga rebelët kanë aplikuar për pasaportë, nga të cilët 125 mijë i kanë marrë, ka thënë Ministri i Brendshëm Vladimir Kolokoltsev.

Të hënën, Putin ka mbërritur në Paris për të folur mbi konfliktin në Ukrainën lindore më udhëheqës nga Ukraina, Gjermania dhe Franca.

Është hera parë pas tre viteve që liderët e këtyre vendeve takohen për një samit të tillë.

Ata pritet që të negociojnë për një armëpushim të konfliktit, i cili vazhdon prej dy vitesh dhe ka vrarë 13 mijë persona, megjithëse ekspertët shprehen të rezervuar se sa do ia arrijnë qëllimit.

Kievi e akuzon Moskën se po kryen një luftë të pashpallur në Ukrainën lindore, duke furnizuar rajonin e Donbasit me trupa të shumtë dhe artiljeri të rënda.

Rusia nuk i pranon akuzat dhe thotë se konflikti është një lufte civile.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026