Studimi mbi njohurinë e grave dhe vajzave në lidhje me shëndetin seksual

26 Shtator 2020 | 13:34

Një studim i kryer në vitin 2016 ka vënë në dukje njohurinë që kanë vajzat shqiptare në lidhje me shëndetin seksual, riprodhimin, përdorimin e kontraceptivëve dhe parandalimin e kancerit.

Sondazhi i kryer nga Miranda Spahiu, Eris Dhamo dhe Elda Hallkaj, në universitetin e Tiranës, ka përdorur sistemin “KAP”, i cili përdoret për të mbledhur informacion që ndihmojnë me programet shëndetësore në vende të ndryshme.

Sistemi “KAP” analizon njohurinë, sjelljen dhe praktikat e njerëzve, për të kuptuar nivelin e qëndrimit negativ që kanë popullatat ndaj planifikimit familjar dhe kontraceptivëve.

Metodologjia

Për sondazhin u intervistuan rreth 300 gra dhe vajza nga 15 deri në 49 vjeçe, në qendra shëndetësore urbane dhe rurale. Pjesëmarrëset u përzgjodhën në mënyrë rastësore dhe intervista ishte anonime.

20% e pjesëmarrëseve ishin nën 24 vjeçe, një e treta e tyre midis moshës 25 deri në 34, dhe pjesa tjetër 35 deri në 49 veçe. 70.4% jetonin në zona urbane, 29.6% në zona rurale. Mbi 50% ishin të martuara, 20% beqare dhe më pak se 10% ishin në një marrëdhënie.

Sigurimet shëndetësore

Nga vajzat që nuk kishin sigurime shëndetësore, 21% thanë se kishte ndodhur për shkak të statusit të papunësisë; 23% nuk kishin kohë për ta përfunduar procedurën; 5% ishin në pritje.

Kanceri i mitrës dhe i gjirit

Pasi u pyetën se cilat mendonin se ishin rreziqet për shfaqjen e kancerit, mendimi kryesor ishte se vinte nga të pasurit e shumë partnerëve (30.1%) dhe përhapja e sëmundjeve seksualisht të trasnmetueshme (30.7). Mendimi i dytë më i përhapur ishte në lidhje me Human Papiloma Virus, (15.5%)  dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshë të hershme (15.2%).

32.7% e pjesëmarrësve kishin bërë PAP test, ndërsa pjesa tjetër (67.3%) thanë se nuk e kishin bërë për shkak se nuk kishin qenë sëmurë (25.5%), mungesë kohe, neglizhim (14.5%) mungesë njohurie (9.2%).

Kur u pyetën nëse ishin në dijeni se cilat ishin simptomat e para që tregojnë praninë e kancerit të gjirit, 83.% u shprehën për praninë e gjëndrave në gji, dhimbjes dhe shkarkimit të sekrecioneve nga thithkat. Zmadhimi i gjirit dhe irritimet në lëkurë njiheshin si simptoma nga më pak se 10%.

57.7% e të intervistuarave dinin si ta bënin vetë kontrollin për kancer gjiri, dhe 34.5% e kontrollonin veten rregullisht.

Kontraceptimi

89.8% e të intervistuarave ishin në dijeni të prezervativëve si metodë kontraceptimi, 82.8% ishin në dijeni të pilulave, 37% ishin në dijeni të pajisjeve intra-uterine, dhe 32.9% e dinin për Pilulën e Emergjencës. Më pak se gjysma ose nuk përdornin asnjë metodë kontraceptimi (36.3%) ose bazoheshin te tërheqja e partnerit (40%).

Kur u pyetën se pse nuk përdornin metoda moderne të planifikimit familjar, shpjegimi më i shpeshtë ishte se ishin të kënaqura me metodën që përdornin aktualisht (tërheqja e partnerit), si dhe nga frika se mos metodat moderne mund të shkaktonin efekte anësore.

Për të ardhmen, gati gjysma ishin dakord të përdornin kontraceptivë, 34.3% nëpërmjet prezervativëve, 10.3% me pilulat dhe 1.2% me metoda inter-uterine.

58.1% e vajzave mendonin se ishin të mirëinformuara në lidhje me planifikimin familjar dhe kontraceptivët, 12.8% mendonin se ishin shumë të informuara. Më pak se një e treta mendonin se nuk ishin të informuara mirë dhe vetëm 2.6% deklaruan se nuk kishin asnjë lloj ioinformacioni. Megjithatë, 79.7% do të donin të dinin më shumë rreth metodave.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

96.2% ishin të informuara për SIDA/HIVn, 54.1% për sifilizin, 32.8% për Hepatitin B, 30.8% për gonorrean, 17.3% për herpes, 12.9% për papiloman, 6% për Trikomonas.

Më pak se gjysma (41.6%) e dinin se ku të drejtoheshin për të bërë analiza për HIV dhe infeksione seksualisht të transmetueshme, po vetëm 8.2% i kishin bërë analizat. Shumica (81.2%) mendonin se nuk rrezikonin, ndaj dhenuk i kishin bërë. Megjithatë, 81.9% do të donte të kishte më shumë informacion.

Lindjet dhe aborti

52.1% e të intervistuara kishin fëmijë, dhe një e treta e tyre deklaruan se shtatzënia kishte qenë e planifikuar, ndërsa 11.7% pranuan se kishte qenë pa plan.

20.6% e pjesëmarrësve kishin kryer aborte. Nga këto, 38.5% kishin bërë vetëm një abort, 13.7% dy aborte, dhe 2.6% tre ose më shumë.

58.1% e aborteve ishin kryer në klinika shtetërore, 31% në klinika private.

52.7% e grave që kishin abortuar kishin marrë këshillim mjekësor, 34.1% nuk kishin marrë, dhe 12.4% nuk e mbanin mend. Për shumicën (60.1%), vendimi për të ndërprerë shtatzëninë ishte marrë bashkërisht me partnerin,  për 23.2% kishte qenë vendim personal.

Në lidhje me arsyet se pse kishin bërë abort, 28.5% përmendën arsyet ekonomike, 7.2% ishin këshilluar nga mjekët, 1.4% ishin ndikuar nga familja, 24.8% ngaqë nuk donin më fëmijë, 16.8% ngaqë nuk kishin lidhje të qëndrueshme me partnerin, 15.3% për arsye shëndetësore.

46.5% e grave që kishin kryer abort kishin marrë këshilla për kontraceptimin pas abortit, ndërsa 39.4% nuk kishin marrë asnjë këshillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026