Wizz Air 6 linja të reja në 2023, destinacione në Poloni dhe Itali
Wizz Air njofton zgjerimin e mëtejshëm në bazën e saj në Tiranë.
Flotës i shtohet avioni i 10, Airbus A321neo, që mundëson nisjen e gjashtë linjave të reja si dhe rritjen e frekuencës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Ky investim e çon numrin e linjave nga baza në 49. Pasagjerët tani do të mund të fluturojnë në Gdansk dhe Poznan në Poloni, si dhe në Lamezia Terme, Napoli, Salento dhe Trieste në Itali. Fluturimet që nisen nga Tirana, do të jenë të parat që do të fluturojnë për në Trieste të Italisë, pasi destinacioni italian do të jetë një stacion i ri për Wizz Air.
“Ne jemi të kënaqur që zgjerohemi në Tiranë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj tregut shqiptar ku jemi linja ajrore më e madhe, si për nga numri i pasagjerëve ashtu edhe për numrin e avionëve të hedhur në treg, duke rritur më tej flotën tonë. Nga korriku 2023, ne do të operojmë me 10 avionë nga vendi. Shpërndarja e avionëve tanë më të fundit në Tiranë na mundëson të forcojmë më tej ofertën tonë në treg, duke u ofruar klientëve tanë shqiptarë mundësinë të udhëtojnë në gjithsej 49 linja në 15 vende me ne dhe të rrisin turizmin në këtë vend kaq të bukur, gjithashtu, duke lidhur Shqipërinë me kaq shumë destinacione”, tha Yvonne Moynihan, zyrtare e Korporatës së Wizz Air.
Wizz Air gjatë periudhës së verës ka pasur vonesa, por kjo kompani premton se vitin e ardhshëm me shtimin e flotës qytetarët do ta kenë më të lehtë për të udhëtuar.
“Ishte një verë shumë e vështirë. Kemi qenë nën ndikimin e problemeve infrastrukturore dhe të zinxhirit furnizues gjithashtu edhe nga faktorë të jashtëm si shkurtimi i stafeve, problematikat e sigurisë në aeroport si dhe vonesën e anulimin e fluturimeve. Duke filluar nga vera që vjen do të shtojmë flotën, kemi rritur bashkëpunimin me partnerët dhe po shohim rezultate”, u shpreh Moynihan.
Linjat e reja mund të rezervohen tashmë, me bileta të disponueshme tani në wizzair.com ose në aplikacionin celular të linjës ajrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West