“Metrofest 6” çelet me shfaqjen e teatrit lëvizës nga Rafael Hoxhaj
7 Dhjetor 2022 |
20:40
“Zhurma e kohës” është shfaqja që hap siparin e festivalit të veprës shqipe në Teatrin Metropol. Një shfaqje e teatrit lëvizës e krijuar dhe interpretuar nga aktori Rafael Hoxhaj.
Për artistin e ri, me një eksperiencë si në skenat e teatrit brenda dhe jashtë vendit, edhe në ‘skenën e rrugës’ të bërit art vjen natyrshëm.
“Fillimisht kjo vepër ka qenë në trurin tim pastaj në fletoret e mia, ka më shumë se 7-8 vite, jo si vepër konkretisht kjo që do të jepet, por si ide e një shfaqje monodramë, pa tekst, e bazuar vetëm te lëvizja, pastaj gradualisht ka filluar,” – u shpreh Hoxhaj.
“Zhurma e kohës” vjen si premierë në skenën “Shekspir” të Teatrit Metropol në datë 8 dhjetor, për t’u shfaqur përgjatë 7 netëve me radhë.
Lajme të Sugjeruara
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës