Vidhet grafiti i Banksy, të dyshuarit shkëpusin një copë të tërë muri nga ndërtesa

7 Dhjetor 2022 | 22:48

Një grafiti që mban autorësinë e artistit të njohur Banksy në Ukrainë, është tentuar të vidhet.

Një nga muralet e realizuara në Ukrainë nga artisti britanik anonim i njohur si Banksy është tentuar të vidhet… Nëse jeni kureshtarë të dini si mund të vidhet një murale, atëherë na lini t’jua tregojmë.

Muralja që paraqiste figurën e një gruaje që mbante të vendosur një maskë kundërgazi dhe një fikëse zjarri në dorë, është tentuar të transportohet bashkë me copën e murit ku ndodhej. Vepra në fjalë qëndronte në një pallat të bombarduar nga forcat ruse në qytetin Hostomel, në rajonin e Bucha-s.

“Një grup njerëzish çmontuan pikturën e artistit me famë botërore, u përpoqën ta transportonin duke përdorur dërrasa druri, por u kapën nga policia dhe forcat e sigurisë”, tregon kreu i departamentit të policisë së Kievit.

Për fat të mirë muralja nuk u arrit të vidhej, teksa autoritetet kanë hapur një hetim ndaj autorëve të cilët e shkulën nga vendi.

Vepra në fjalë është një ndër disa të tilla të tilla të realizuara nga artistë të panjohur dhe që kanë si tematikë agresionin rus ndaj Ukrainës. Artisti britanik Banksy,, muajin që lamë pas konfirmoi se 7 nga këto grafite të pozicionuara në zona të ndryshme të Ukrainës mbajnë firmën e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026