Berisha akuza Ramës: Nxorri një frikacak të gjuante, por kauza nuk vdes kurrë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, në lidhje me sulmin që ndodhi ndaj tij në protestë më 6 dhjetor, ku një qytetar e goditi me grusht në fytyrë.
Në fjalën e tij në kuvendin e FRPD-së, Berisha, i cili kishte vendosur syze për të fshehur plagën në fytyrë u shpreh se Rama nxorri një frikacak që ta godiste, por nënvizoi se kauza nuk vdes kurrë.
“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë.
Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta