PD denoncon rastin e familjes nga Kruja, prej 10 muajsh në çadër: Shtëpinë të na e ndërtojnë ku e kishim

27 Shtator 2020 | 08:49

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të diel rastin e familjes Preni nga Fshati Mazhë e Madhe, njësia administrative Bubq, në Krujë të cilët kanë humbur shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar, dhe jetojnë prej 10 muajsh në çadër.

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte në familjen Preni, ku pa nga afër gjendjen e vështirë me të cilën janë përballur me stuhinë e shiut gjatë këtyre 3 ditëve

“Ne jemi familja Preni. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj e ka përmendur ne televizor për…familjen tonë domethënë që do të ikin të gjithë. Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethënë nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im këto dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër edhe fëmijët janë në kushte të vështira normal që jetës e vështirë është këtu”, i tha ish-deputetes, kryefamiljarja Desilda Preni.

Ata janë shprehur të shqetësuar se situata do të vijë duke u rënduar për shkak të ardhjes së dimrit dhe përkeqësimit të mëtejshëm të motit.

“Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë që ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi gjithë ai situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë jo kur të vijë I ftohti madh që është më  e vështirë për neve”, tha ajo.

Familja Preni kërkojnë nga shteti që shtëpinë tua ndërtojë në fshatin e tyre, aty ku kanë edhe tokat de gjënë e gjallë që s’mund t’i lënë pasi me to ushqehen.

“Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend”, shprehet kryefamiljari, teksa thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë.

 

Lexoni gjithashtu:

Me qira në pallatin e dëmtuar nga tërmeti, PD denoncon rastin e familjes në Lezhë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026