Ish-kryeministri serb: Vuçiç kukull e Putinit, kjo është zgjidhja për Kosovën

9 Dhjetor 2022 | 11:10

Për Zoran Zhivkoviçin, ish-kryeministër i Serbisë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është  një kukull e Vladimir Putin.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe “nënshtrimi” i tij ndaj vullnetit të Vladimir Putinit po e kthejnë vendin në kaos, të nxitur nga nacionalizmi i brendshëm”, shprehet ai, shkruan Klan Kosova.

Kjo situatës sipas tij, rrezikon edhe hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, edhe në kushtet e një situate shumë delikate në marrëdhëniet me Kosovën.

“Në Serbi, regjimi i Aleksandar Vuçiçit është në pushtet. Zgjedhjet parlamentare janë një farsë me mashtrim dhe prapambetje zgjedhore, qeveria është një grumbullim apologjetësh të Vuçiçit pa karakter e pa aftësi të nevojshme. Gjyqësori është nën kontrollin e tij, larg të qenit i pavarur, dhe kjo vlen edhe për institucionet e tjera shtetërore. Kontrolli i regjimit mbi mediat është dominues. Mediat me gënjeshtrat e tyre ndihmojnë diktatorin të gënjejë dhe rrjedhimisht të mashtrojë qytetarët. Natyrisht që ka edhe një pjesë të mirë të popullsisë që beson në të dhe përfiton nga këto gënjeshtra. Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE në këtë mënyrë. Është Vuçiç dhe regjimi i tij që nuk e duan, edhe pse gënjejnë çdo ditë duke thënë se Evropa është pjesë e politikës së tyre”, është shprehur mes tjerash.

Sipas ish-kryeministrit serb, Kosova është humbur “fatkeqësisht” në luftën e vitit 1999, luftë të cilën ai thotë se Serbia e humbi ndaj NATO-s.

Zgjidhja e vetme që garanton paqen e përjetshme mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, sipas tij, është ndarja e Kosovës “në pjesën më të vogël veriore ku shumica janë serbë dhe në pjesën jugore ku më të madhe mbizotërojnë shqiptarët”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026