Producenti Valdet Salihu rrëfen: Si u sulmuam në veri të Kosovës

9 Dhjetor 2022 | 19:06

Producenti Valdet Salihu rrëfeu në një intervistë për Euronews Albania se si u sulmuan në veri të Kosovës.

Ai tha se në momentin që kishin shkuar të raportonin së bashku me një kolege kishin parë prezencë të shtuar të policisë së Kosovës.

“Po ashtu vazhduam me makinë sipër lagjes së boshnjakëve te udhëkryqi i shkollës teknike, ku aty hasëm dy grupe të maskuara komplet,” – u shpreh Salihu, i cili tha se pavarësisht se e ka vizituar shpesh veriun e Kosovës, ata njerëz me maska ishin pamje të pabesueshme.

Ai tha se personat e maskuar kishin vrapuar drejt atij dhe menjëherë e kishte kthyer makinën në drejtimin e kundërt, por i goditën makinën.

“Ne ishim në rregull, nuk kishim ndonjë lëndim trupor apo diçka, përveçse kishim një farë frike,” – shtoi Salihu.

Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veriun e Kosovës.

Në një njoftim të policisë thuhet se sulmi ka ndodhur reth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.

Sipas policisë, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023