“New York Times” pretendon se Trump nuk paguan taksat

28 Shtator 2020 | 05:26

Pak javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duket se presidenti Donald Trump duhet të japë sqarime për një çështje që rihap debatin e taksave. Sipas prestigjiozes “New York Times” në vitin 2016 kur kandidoi për president, Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale mbi të ardhurat dhe se të njëjtën gjë bëri edhe gjatë vitit të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportit të gazetës ai gjithashtu nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e fundit.

“New York Times” pretendon se ka marrë të dhëna për pagesën e taksave të presidentit që shtrihen për më shumë se dy dekada.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur poshtë një artikull të tillë duke e cilësuar si lajme të rreme.

“Lajme të rreme. Janë krejtësisht lajme të rreme, të krijuara. Kthehemi në  të njëjtën histori. Mund të më kishe bërë të njëjtat pyetje katër vjet më parë. Unë duhej ta diskutoja dhe të flisja për këtë. Lajme të rreme totalisht. Në të vërtetë, kam paguar taksa, dhe ju do të shihni shumë shpejt deklaratat e mia të tatimeve, çdo gjë  është nën kontroll. Ata kanë qenë nën auditim për një kohë të gjatë”, është shprehur Trump.

Zbulimet financiare tregojnë se ai ka fituar të paktën  434.9 milionë dollarë në 2018, por regjistrimet e taksave raportuan për një humbje prej 47.4 milionë dollarë.

Trump është munduar t’i mbajë nën vëzhgim të rreptë taksat dhe është i vetmi president në kohët moderne që nuk i bën ato publike. Detaje të tilla vijnë po ashtu në një moment të rëndësishëm përpara debatit të parë presidencial që do te zhvillohet të martën ku Trump do te përballet me demokratin Joe Biden.

 

Lexoni gjithashtu:

Trump pritet të emërojë konservatoren Barrett për postin e përjetshëm në Gjykatën më të lartë

Zgjedhjet në SHBA, Trump: Fituesi mund të mos shpallet për muaj me radhë

“Liqeni Trump”, eurodeputetja gjermane: Është gjë 1 Prilli sot?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026