Protesta e trazira në Selanik, pasi polici plagosi një 16-vjeçar nga komuniteti rom

10 Dhjetor 2022 | 12:02

Trazira dhe tensione kanë shpërthyer në Selanik mes policisë dhe anëtarëve të komunitetit rom.

Një grup personash hynë në një dyqan dhe u vunë flakën disa gomave, ata dogjën edhe një autobus.

Mbi 10 makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe banorëve iu bë thirrje të mos dilnin dhe të mbyllnin dritaret për shkak të tymit.

Çdo gjë nisi pasi një oficer policie akuzohet se plagosi  një 16-vjeçar, i cili u largua pa paguar në një karburant. I riu është në gjendje kritike për jetën.

Rreth 200 protestues nga komuniteti rom u mblodhën një ditë më parë jashtë gjykatës ku oficeri 34-vjeçar u njoh me masën e sigurisë.

“Nuk ishte gazi, nuk ishin paratë, policët qëlluan se ishte rom”, brohoritën protestuesit jashtë gjykatës.

Disa dogjën kartëmonedha 20 euro – shumën që adoleshenti dyshohet se nuk e kishte paguar në pikën e karburantit.

Policia ka thënë se adoleshenti u përpoq të përplaste një motoçikletë policie gjatë ndjekjes dhe oficeri është shprehur se ai qëlloi me armë sepse besonte se jeta e kolegëve të tij ishte në rrezik.

Anëtarët e komunitetit rom në Greqi janë përballur prej kohësh me diskriminim dhe shumë shpesh jetojnë  të shkëputur nga shoqëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026