Shtohen rastet e sëmundjeve mendore, psikiatri: Jo të gjithë janë të rrezikshëm

10 Dhjetor 2022 | 17:53

Personat që vuajnë nga problemet të shëndetit mendor në vendin tonë, fatkeqësisht, paragjykohen. Psikiatrit thonë se në të shumtën e rasteve, pacientët e tyre, janë viktimat e shoqërisë.

“Kjo frikë furnizohet nga stigma që është në shoqëri ku në pjesën më të madhe personat me probleme të shëndetit mendor, shihen si të rrezikshëm. Në fakt vetëm një pjesë mund të paraqesin rrezikshmëri dhe mund të jenë të paparashikueshëm në mënyrën sesi sillen”- thotë Neli Demi, psikiatër.

Nel Demi, psikiatër, thotë se shumë njerëz, nuk dinë si të sillen kundrejt këtyre personave, teksa rekomandon reagimin me qetësi dhe shmangien e agresivitetit.

“Nuk është gjëja me e nevojshme që ne të ngremë radarët se ky është i sëmurë. Është e rëndësishme që kur ndodhemi ne një situatë të tillë të dimë si të reagojmë, qetësi dhe agresiviteti sepse kjo gjë bën të mundur dhe përgjigjen agresive. Dhe mund të ndihen të rrezikuar”- theksoi ai.

Nga viti në vit, ka një rritje të atyre që kërkojnë ndihmë, por jo të gjithë, kanë të njëjtën diagnozë.

“Në varësi të problematikës përcaktohet dhe trajtimi. Kur problematika ka shkaktuat pagjumësi, probleme të ushqimit, mos përqendrimi, ankth, që mund të pengojë aktivitetin normal të individit, sigurisht që përcaktohet ndërhyja në bazë të gjetjeve”- tha ai.

Shtrimi në spital, ndodh vetëm në rastet kur, personi nuk është i ndërgjegjshëm, për sëmundjen e tij.

Gert Shehu, 31 vjeçari, që goditi me grusht ditën e protestës, kreun e partisë demokratike, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mjekët bëjnë thirrje që, të ketë një ndërgjegjësim, duke mos i drejtuar gishtin këtyre personave, por duke I ndihmuar ato.

“Unë kam me qindra shembull që persona që vuajnë nga probleme te shëndetit mendor kanë qenë jo vetëm të rrezikuar por dhe të dhunuar, abuzuar, të bullizuar. Fatkeqësisht në memorien e publikut ngelen  më shumë rastet që përfundojnë në mënyrë të rëndë si rasti konkret dhe menjëherë sëmundjes mendore i vishet kjo e rrezikshmërisë”- përfundoi psikiatri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026