Erdogan: Rajoni do të gjejë paqe kur Armenia të tërhiqet nga territoret e Azerbajxhanit

28 Shtator 2020 | 16:53

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, deklaroi se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga tokat që ka pushtuar në Azerbajxhan, dhe se ka ardhur koha që të mbarojë kjo krizë në Nagorno-Karabak, një zonë në brendësi ë Azerbajxhanit, e drejtuar nga etnia armene.

“Edhe një herë, dënoj Armeninë, e cila sulmoi territoret e Azerbajxhanit ditën e djeshme. Turqia do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah vendit mik dhe vëlla, Azerbajxhanit, me zemër dhe me të gjitha burimet”, tha Erdogan.

Më shumë se 36 veta janë vrarë të hënën, në ditën e dytë të përpplasjeve në rajonin Nagorno Karabak, ku është përdorur artilieria e rëndë dhe sulmet me dronë.

Sipas presidentit turk, rajoni ka për të rënë në paqe pasi të tërhiqet Armenia.

“Rajoni do të shohë sërish paqe pasi Armenia të tërhiqet nga tokat e Azrbajxhanit, të cilat i ka pushtuar. Çdo propozim tjetër përveç këtij nuk mund të quhet i drejtë dhe i ligjshëm, por vazhdim i përpjekjeve për të llastuar Armeninë”, tha  Erdogan.

Dy ish-republikat sovjetike janë përplasur edhe në vitet 1990, kur ka qenë përplasja e fundit e ashpër në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Turqia e ka mbështetur gjithnjë pakicën myslimane të Azerbajxhanit, dhe Ankaraja tha se ka folur me vendet e grupit Minsk të OSBE-së, që ndërmjetësojnë situatën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Rusia, Franca dhe SHBA-ja janë bashkëdrejtues të këtij grupi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026